OBRM-PDUKM njoftoi se organet se në organet partiake ka arritur kandidatura e Hristijan Mickoskin e nënshkruar nga 50 delegatë.
Në kandidaturë thuhet se si delegatë në KOngresit të OBRM-PDUKM-së parashtrohet kandidatura e Mickoskit për kryetar të OBRM-PDUKM-së, ndërsa propozimi vjen si rezultat i menaxhimit të tij cilësor me partinë si dhe rezultatet e arritur zgjedhore në zgjedhjet lokale.
“Besojmë se rizgjedhje e Mickoskit do të jetë inkurajim për kryesinë e ardhshme, anëtarët e partisë dhe qytetarët e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e kandidaturës.
Kujtojmë se më 12 dhjetor OBRM-PDUKM ka caktuar zgjedhje të brendshme partiake, ndërsa të njëjtën ditë edhe LSDM ka caktuar zgjedhje të brendshme./Telegrafi/
The post Mickoski kandidon për mandat të ri në partinë që drejton ai appeared first on Telegrafi.