Mickoski: Kam pasur komunikim me Zaevin për kontestin me Bullgarinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për “Kanal5” tha se ka komunikuar me SMS me kryeministrin në dorëheqje Zoran Zaev, të cilit i ka thënë të mos dorëzohet në negociatat me Bullgarinë.

“Kemi pasur një komunikim me Zoran Zaev, kur u bë publike se po negociohet mosmarrëveshja me fqinjin tonë lindor. Në atë komunikim tani është e pahijshme të nxjerr detaje, por qëllimi im i përgjithshëm ishte që të mos bëhen lëshime para presioneve sepse populli maqedonas dhe shteti i Maqedonisë nuk kanë më asgjë për të dhënë e as për të humbur.

Se unë jam këtu, se OBRM-PDUKM është këtu nëse ka nevojë për mbështetje në atë mbrojtje të identitetit maqedonas, se ne jemi në dispozicion të saj”, tha Mickoski në emisionin “Samo Vistina”./Telegrafi/

The post Mickoski: Kam pasur komunikim me Zaevin për kontestin me Bullgarinë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy