Mickoski: Ka dyshime se diskoteka “Puls” ka funksionuar me licencë të falsifikuar, do të ketë përgjegjësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka bërë të ditur se ekziston dyshimi se kompania për diskotekën “Puls” ka pasur dy licenca, kurse njëra ka qenë e falsifikuar dhe në bazë të saj ka vazhduar të veprojë si diskotekë.

Mickoski premtoi se do të ketë përgjegjësi me emër dhe mbiemër.

“Kam dyshime se kompania ka licencë të falsifikuar me ryshfet, nga udhëheqësia e kaluar e Ministrisë së Ekonomisë. Duhet të ketë përgjegjësi me emër dhe mbiemër”, tha Mickoski.

Ai tha se biznesi ka funksionuar si kabare dhe gishtin për manipulime me licenca e drejton te ish sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë.

Advertisement

 

The post Mickoski: Ka dyshime se diskoteka “Puls” ka funksionuar me licencë të falsifikuar, do të ketë përgjegjësi appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy