Kryetari i opozitës OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, konfirmoi sot se është i mendimit se duhet të mbahet referendum për “propozimin francez”, por ende vazhdojnë konsultimet se si do të jetë forma e referendumit dhe pyetja.
“Në periudhën në vijim do të vazhdojnë konsultimet me ekspertët dhe publikun se çfarë forme do të ketë referendumi, i detyrueshëm, konsultativ, nëse do të mbahej ai referendum, kush do ta dorëzonte, deputetët, apo do të jenë 150 mijë qytetarë, do t’i referohet kornizës së negociatave apo pjesës së kuadrit të negociatave që i referohet Marrëveshjes dypalëshe me Bullgarinë dhe burimit të problemeve, që është Protokolli.
Këto janë gjërat që duhet të mbrojnë identitetin maqedonas dhe për të cilat kjo Qeveri e cila nuk ka kredibilitet, nuk ka të drejtë të negociojë dhe nuk ka të drejtë të nënshkruajë marrëveshje”, tha Mickoski.
Mickoski konsideron se kundërshtarë të referendumit janë pushteti dhe instalimet qeveritare në opozitë./Telegrafi/
The post Mickoski: Janë duke u zhvilluar konsultimet, cila duhet të jetë forma referendumit appeared first on Telegrafi.