Presidenti i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe mandatar në fjalimin e sotëm në Forumin energjetik të Maqedonisë, paralajmëroi edhe investimin e parë që do ta realizojë qeveria e ardhshme e udhëhequr nga ai.

“Me qeverinë e re presim të publikojmë edhe investimet e para të huaja direkte në vend, me fokus në sektorin energjetik në instalimin e një parku të ri me erë që do të jetë në pjesën lindore të vendit ndërmjet Karbincit, Shtipit dhe Radovishi, tri komuna në lindje dhe do të jetë një investim i madh për aq sa jam i informuar dhe me të dhënat që kam për momentin, prodhimi i energjisë elektrike parashikohet të jetë afërsisht një teravat orë që është një milion megavat orë. Kjo është përafërsisht 20% e prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike në vend dhe ky do të ishte investimi i parë direkt i huaj që do të shpallet nga qeveria e re në Maqedoni”, tha Mickoski./Telegrafi/

The post Mickoski: Investimi i parë i Qeverisë së re do të jetë parku me erë ndërmjet Karbincit, Shtipit dhe Radovishit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";