Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot i pyetur nga gazetarët për koment nëse është e mundshme marrëveshja mes SASHK dhe qeverisë, ai tha se qeveria duhet t’i pranojë kërkesat e SASHK.
“Bëj thirrje që të arrihet marrëveshja sa më shpejt dhe nga dita e martë, të gjithë nxënësit të kthehen aty ku e kanë vendin, në banga shkollore”, u shpreh Mickoski.
Sipas tij, qeveria duhet t’i pranojë kërkesat e SASHK dhe jo të sindikatës së tyre të preferuar që në të kaluarën u dëshmua si besnik i politikave të Zaev dhe tani të Kovaçevskit.
Kujtojmë se mësimdhënësit tashmë dy javë janë në grevë për shkak të rritjes së pagës së tyre./Telegrafi/
The post Mickoski i bën thirrje qeverisë që t’i pranojë kërkesat e mësimdhënësve appeared first on Telegrafi.