Mickoski: Gruevski është në komunikim të fshehtë me qeverinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gruevski është në komunikim të fshehtë me qeverinë, thekson kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, në një intervistë me gazetën gjermane Frankfurter Algemajne Cajtung, e cila transmetohet nga “Deutsche Welle”.

Për të nxjerrë ndryshimet kushtetuese, qeveria po përgatit marrëveshje të pista, tha Mickoski.

Qeveria planifikon t’i premtojë pandëshkueshmëri penale ish-kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevskit në Hungari, në mënyrë që ai të mund të kthehet dhe me ndihmën e mbështetësve të tij, të kalojnë ndryshimet kushtetuese në parlament.

Megjithatë, ai siguron se planet e qeverisë për përçarjen e partisë nuk do të kalojnë dhe se ndryshimet kushtetuese nuk do të kalojnë nëse nuk pranohet kërkesa e tij për zbatim e shtyrë të tyre.

Advertisement

Në intervistë, ai gjithashtu flet për agresionin rus dhe thotë se ai ishte politikani i parë që i tha ambasadorit rus se dënon sulmin rus në Ukrainë.

“Maqedonasit mund ta kuptojnë shumë mirë pozicionin e ukrainasve. Rusët mohojnë identitetin dhe gjuhën ukrainase, siç bëjnë bullgarët me ne”, tha Mickoski.

The post Mickoski: Gruevski është në komunikim të fshehtë me qeverinë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy