Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka dërguar urim me rastin e festës së Fitër Bajramit për të gjithë qytetarët e besimit islam, duke u dëshiruar shëndet, gëzim, lumturi, paqe dhe qetësi në familjet e tyre.

Mickoski në urimin e tij shkruan se të pasurit duhet të mos i harrojnë të varfërit.

“Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Qeverisë të gjithë qytetarëve të besimit islam t’ju uroj festën e Fitër Bajramit dhe t’ju uroj shëndet, gëzim, lumturi, paqe dhe qetësi në familjet tuaja. Fitër Bajrami është një festë solidariteti dhe humaniteti, e cila i mëson të pasurit të përmbahen nga komoditetet personale dhe të mos harrojnë të varfërit dhe jetimët”, thuhet në urimin e Mickoskit.

The post Mickoski: Fitër Bajrami na mësoi solidaritetin, ndaj të mos harrojmë të varfërit dhe jetimët appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";