Është e rëndësishme që kushdo që vjen në vendin tonë, pavarësisht se nga vjen, të ketë qëllime të mira. Çdo qëllim i mirë për ne është i mirëseardhur, theksoi sot lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në përgjigje të pyetjes se si e komenton vizitën e zëvendësndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar.

Në aspektin e qëllimeve të mira, theksoi Mickoski, ai mendon për argumentet që do t’i dëgjojë, por pret që edhe pala tjetër t’i dëgjojë argumentet e tyre.

“Është e rëndësishme se pavarësisht kush vjen në vend, pa dallim se nga vjen, të ketë qëllim të mirë. Kur flas për qëllimin e mirë, flas për argumentet që dua t’i dëgjojmë, ndërsa pres që edhe pala tjetër të dëgjojë argumentet tona. Ajo çka është e rëndësishme dhe çka duhet çdokush të dijë është se qeveria e BDI-LSDM e ka humbur legjitimitetin dhe kjo është pengesa kryesore për integrimin e Maqedonisë në BE”, tha sot Mickoski gjatë inspektimit të punimeve në Çento./Telegrafi/

The post Mickoski: Është e rëndësishme se pavarësisht se kush vjen duhet të ketë qëllim të mirë dhe të dëgjoj argumentet tona appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";