Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në takimin me zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së dhe Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, konfirmoi qëndrimin e koalicionit të udhëhequr nga OBRM-PDUKM lidhur me ndryshimet kushtetuese.

Në takimin në Ambasadën Amerikane në Shkup, siç informojnë nga OBRM-PDUKM, Mickoski ka theksuar se pushteti aktual dezinformon bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë edhe SHBA-në, për shumë çështje të brendshme politike.

“U konfirmua edhe një herë qëndrimi i partisë se përkushtimi dhe prioriteti thelbësor i OBRM-PDUKM-së janë vlerat e BE-së dhe euroatlantike. Në të njëjtën kohë, kryetari Mickoski tregoi se e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë jashtëzakonisht e vështirë është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në të cilat qytetarët do të zgjedhin një qeveri me legjitimitet”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.

Në takimin Mickoski-Escobar, ku morën pjesë nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski dhe ambasadorja Angela Aggeler, të dyja palët theksuan nevojën e forcimit dhe thellimit të miqësisë strategjike ndërmjet dy vendeve./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski, Escobarit: Qeveria aktuale e dezinformon bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë edhe SHBA-në appeared first on Telegrafi.