Rritja e Bruto prodhimit vendor (BPV) në tremujorin e katërt është treguesi i parë se ekonomia po rimëkëmbet dhe po ecim në drejtimin e duhur, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Ai tha se si qeveri e kanë stabilizuar situatën në vend në më pak se tre të katërtat, që, thotë ai, ka qenë synimi parësor, ta stabilizojnë atë nga rënia e lirë dhe më pas përmes politikave aktive, politikave familjare, qeverisjes së ndershme dhe të mirë, të sigurohet rritje ekonomike.

“Ju kujtoj se në tremujorin e tretë ishte 3 për qind, tani është 3,2 për qind. Pres që ky trend të vazhdojë edhe në tremujorin e parë të këtij viti, pres një lajm tjetër të mirë në fund të javës dhe mendoj se strategjia e konsolidimit, më pas kalimit në pikën zero dhe më pas zhvillimit të saj, ngadalë por me siguri po jep fryte. Gjendja është stabilizuar më herët se sa prisnim, buxheti po mbushet me dinamikën e paraparë dhe besoj se po vijnë kohë të mira për qytetarët e Maqedonisë”, thotë Mickoski.

I pyetur për investimet e huaja, kryeministri Mickoski u përgjigj se edhe këtë vit do të ketë rritje të investimeve të huaja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri Mickoski njoftoi se një investim i huaj do të fillojë të funksionojë këtë muaj, i dyti në prill në Shtip dhe në maj dhe qershor do të vendosen gurthemelet e investimeve të reja të huaja.

Ai shtoi se ligjet që do të jenë në procedurë parlamentare janë drejt përfundimit, përfshirë Ligjin për energjetikë, Ligjin për efikasitet energjetik, etj.

I pyetur se çfarë masash po ndërmarrin si qeveri për të mbajtur investimet e huaja në vend dhe nëse janë të shqetësuar për gjendjen në industrinë e automobilave në Gjermani, Mickoski u përgjigj se natyrisht se si qeveri janë të shqetësuar për atë që po ndodh në Evropë, veçanërisht në industrinë e automobilave. Por ajo që e gëzon kryeministrin Mickoski është se shumica e investitorëve që vijnë në vend dhe duan të hapin fabrikat e tyre janë në sektorë krejtësisht të ndryshëm. 

The post Mickoski: Ekonomia po rikuperohet, do të kemi rritje të investimeve të huaja appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";