Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp ju bëri thirrje qytetarët të dalin në votime në zgjedhjet e 15 korrikut.

“Sot kishim takim me kryetarët dhe përfaqësuesit e partive politike nga koalicioni ‘Për rindërtimin e Maqedonisë’. Diskutuam për gjendjen aktuale si dhe për përgatitjet për zgjedhje. Fitova mbështetje unanime për zgjedhjet e 15 korrikut ku OBRM-PDUKM dhe koalicioni do të ketë fitore bindëse”, tha Mickoski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mickoski tha se ai ka njoftuar se janë pranuar kushtet që janë diskutua me pushtetin dhe se këto janë protokolle për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe misioni i OSBE-së.

“Për ne është e rëndësishme që të ketë rregulla të forta për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve me çka do të mundësohet kategorive të rrezikuara, të sëmurëve kronikë të paraqiten për votim dhe të vizitohen nga KSHZ nëse ata vendosin ta realizojnë të drejtën e tyre të votës”, tha Mickoski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për qytetarët tjerë, kreu i OBRM-PDUKM-së, tha se do të ketë kushte të sigurta për të dalë për votime më 15 korrik.

“E rëndësishme është jehona e madhe si dhe të inkurajohen sa më shumë qytetarë për votime. Për shkak se nga vota e tyre varet e ardhmja e shtetit”, tha mes tjerash Mickoski./Telegrafi/

The post Mickoski: E rëndësishme është të ketë jehonë të madhe në zgjedhje appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";