Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski bëri të ditur se ka nënshkruar kundër, siç e quan ai, falsifikimit të regjistrimit të popullsisë.

“Të parandalojmë vjedhjen, ta heqim politikën nga statistika”, tha Mickoski.

Ndryshe, OBRM-PDUKM përmes një njoftimi tha se qytetarët e Strumicës, Radovishit, Gjevgjelisë, Prilepi, Koçanit, Dellçevës dhe Vinicës në mënyrë masive po nënshkruajnë kundër, siç thonë ata, “falsifikimit të regjistrimit”.

“Sot zyrtarisht filloi nisma e OBRM-PDUKM-së për mbledhjen e nënshkrimeve kundër regjistrimit që po e shtyn Zaev. Zaev dëshiron të zbatojë operacion politik në vend të atij statistikor dhe të keqpërdor procesin”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski: E dhash nënshkrimin tim kundër falsifikimit të popullsisë appeared first on Telegrafi.