“Gjuha e urrejtjes, veçanërisht ajo që i ndan qytetarët në baza etnike ose fetare, duhet të ndalet”.

Këtë e tha në paraqitjen e tij në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski. Siç theksoi, më të rëndësishme për qytetarët janë problemet ekzistenciale.

“Nuk po flas vetëm për OBRM-PDUKM-në dhe LSDM-në, por po flas për të gjitha partitë politike në Maqedoni në përgjithësi. Në Maqedoni, njerëzit kanë probleme thelbësore ekzistenciale, ata luftojnë për të ngrënë … mendoj se këtë herë, pavarësisht nëse jemi maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vlleh, boshnjakë … të gjithë kemi një qëllim, dhe ai është të kemi sukses së bashku se me çka edhe Maqedonia do të ketë sukses”, tha Mickoski.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski: Duhet t’i jepet fund gjuhës së urrejtjes, qytetarët kanë probleme të përbashkëta appeared first on Telegrafi.