Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, së bashku me nënkryetarin Timço Mutsunski, ka realizuar takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Drexler.

Në takim, presidenti Mickoski prezantoi përkushtimet që do t’i ketë OBRM-PDUKM si qeveri e ardhshme, përkatësisht integrimet evropiane, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

“Është e nevojshme që Maqedonia të vendoset në korsi të shpejtë drejt BE-së, por edhe të përshpejtohet zhvillimi ekonomik dhe të përmirësohet standardi i jetesës së qytetarëve. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është vendimtare sepse Qeveria e LSD-së dhe BDI-së po e degradon shtetin në të gjitha bazat dhe më së shumti në këtë fushë.

OBRM-PDUKM do të punojë për të gjithë qytetarët e shtetit, jo si LSD dhe BDI deri më tani”, tha Mickoski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski – Drexler: Angazhimet e qeverisë së OBRM-PDUKM do të jenë integrimi evropian, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit appeared first on Telegrafi.