Mickoski – Drexler: Angazhimet e qeverisë së OBRM-PDUKM do të jenë integrimi evropian, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, së bashku me nënkryetarin Timço Mutsunski, ka realizuar takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Drexler.

Në takim, presidenti Mickoski prezantoi përkushtimet që do t’i ketë OBRM-PDUKM si qeveri e ardhshme, përkatësisht integrimet evropiane, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

“Është e nevojshme që Maqedonia të vendoset në korsi të shpejtë drejt BE-së, por edhe të përshpejtohet zhvillimi ekonomik dhe të përmirësohet standardi i jetesës së qytetarëve. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është vendimtare sepse Qeveria e LSD-së dhe BDI-së po e degradon shtetin në të gjitha bazat dhe më së shumti në këtë fushë.

OBRM-PDUKM do të punojë për të gjithë qytetarët e shtetit, jo si LSD dhe BDI deri më tani”, tha Mickoski./Telegrafi/

Advertisement

The post Mickoski – Drexler: Angazhimet e qeverisë së OBRM-PDUKM do të jenë integrimi evropian, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy