Kryeministri Hristijan Mickoski në takimin e sotëm me ambasadoren gjermane Petra Dreksler shkëmbyen mendime dhe qëndrime për çështjet aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për progresin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Mickoski, siç kumtoi shërbimi për shtyp qeveritar, e theksoi rëndësinë e partneritetit me Gjermaninë, duke theksuar se mbështetja nga pala gjermane është e një rëndësie vendimtare për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit tonë.

“Gjermania është me interes tonë të madh strategjik, partner dhe mik. Mbështetja dhe bashkëpunimi i tyre ka një rëndësi të madhe për ne. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku në frymën e partneritetit dhe vlerave të përbashkëta”, tha Mickoski.

Ambasadorja Dreksler e konfirmoi përkushtimin e Gjermanisë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer me Maqedoninë e Veriut dhe shprehu gatishmërinë për mbështetje në reformat dhe projektet kyçe që parashikohen në periudhën e ardhshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Takimi, siç theksohet në kumtesën, përfundoi me marrëveshje për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

The post Mickoski-Dreksler: Gjermania është partneri dhe miku ynë i rëndësishëm strategjik appeared first on Telegrafi.