Mickoski dorëzon propozimin për qeverinë e re, flet edhe për Ivan Stoilkoviq

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mickoski dorëzon propozimin për qeverinë e re, flet edhe për Ivan Stoilkoviq

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot njoftoi se ka dorëzuar në Kuvend propozimin për përbërjen e të qeverisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ai tha pret që ky propozim të vendoset në rend dite gjatë fundjavës, gjegjësisht më 22-23 qershor.

I pyetur për propozimin që për zv. kryeministër të jetë Ivan Stoilkoviq i cili ka qëndrime pro ruse, Mickoski tha se çdo anëtarë i qeverisë duhet të ketë qëndrime pro vendit tonë.

Advertisement
Lexo po ashtu
Ramadani: Ivan Stoilkoviq është një nga rrezikuesit e paqes në Ballkan, nuk duhet të jetë ministër në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

“Çdo anëtarë i qeverisë duhet të ketë qëndrime pro vendit tonë. Çdokush i cili do të dalë jashtë kësaj rruge, pa dallim të pozicioneve pro ose kundër të ndonjërit, nuk do të jetë më pjesë e qeverisë. Atdheu ynë i përbashkët është Maqedonia dhe pres që të gjithë të jenë pro vendit tonë”, tha Mickoski.

Advertisement

Mickoski shtoi se qëndrime pro Maqedonisë janë edhe qëndrime pro qëndrimeve strategjike të vendit siç është anëtarë i fuqishëm i NATO-s dhe vend i cili pret të integrohet në BE.

I pyetur se si do të jetë pjesë e qeverisë nëse nuk ka certifikat të sigurisë, Mickoski tha se mund të numëroj dhjetëra raste ku anëtarët e qeverisë nuk kanë pasur certifikat sigurie./Telegrafi/

 

The post Mickoski dorëzon propozimin për qeverinë e re, flet edhe për Ivan Stoilkoviq appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy