Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski gjatë vizitës së sotme në komunën e Resnjës u përgjigj në pyetjet e gazetarëve lidhur me bllokadën aktive dhe protestat e paralajmëruara për më 18 qershor dhe tha se vazhdojnë të bllokojnë gjithçka, çdo ligj që nuk është në interes të qytetarëve.
“Do të bllokohet rritja e pagave, subvencionet, pensionet më të larta, gjithçka që lidhet me interesa të ngushta partiake, si interpretimi autentik i ligjit për lojërat e fatit, ligji për marihuanën dhe një sërë ligjesh të tilla nga të cilat qytetarët nuk do të kenë asnjë përfitim”, tha Mickoski.
“Ne do të vazhdojmë ta bllokojmë të gjithë këtë sepse shumica dërrmuese e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë mendojnë se kjo qeveri duhet të largohet dhe se Maqedonia po ecën në drejtim të gabuar si numër një, dhe si numër dy Kovaçevski dhe kjo qeveri të vrapojnë dhe me këmbëngulje të ulen në tryezë me ne për të negociuar për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por edhe për të gjitha çështjet aktuale që populli i jeton çdo ditë, si kriza ekonomike, kriza financiare, problemet në arsim, shëndetësi etj”, tha lideri i OBRM-PDUKM-së.
Mickoski tha se protesta e 18 qershorit do të jetë jehona e vërtetë e revoltës së popullit përballë padrejtësive dhe keqpërdorimeve që po bën qeveria aktuale./Telegrafi/
The post Mickoski: Do vazhdojmë të bllokojmë çdo ligj që nuk është në interes të qytetarëve appeared first on Telegrafi.