Ambasadorët në punën e të cilëve do të konstatohen parregullsi do të tërhiqen, deklaroi sot kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski.

“Të njejtit do të tërhiqen. Ka shumë të tillë. Një pjesë e atyre parregullsive të cilat hetohen janë edhe parregullsitë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, veprimi i organeve zyrtare të cilët ishin pjesë e MPB-së, si dhe disa nga ambasadorët të cilët, për fat të keq, më duhet të them kanë keqpërdorim të madh të mjeteve të qytetarëve nga Buxheti”, deklaroi kryeministri Mickoski, i cili ishte për vizitë në Kadastër.

Ambasadori dhe përfaqësues i përhershëm në KB Lubomir Fërçkovski dha dorëheqje me shkrim në Kabinetin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Prej më parë, Fërçkovski ishte thirrur në bisedë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme për parregullsi financiare në punën e përfaqësisë, por siç deklaroi ministri Timço Mucunski, biseda nuk është zhvilluar ende për arsye shëndetësore të ambasadorit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mucunski gjithashtu në bisedë u bëri thirrje edhe disa ambasadorëve tjerë. 

The post Mickoski: Do të tërhiqen ambasadorët në punën e të cilëve do të konstatohen parregullsi appeared first on Telegrafi.