Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për deklaratën tij me diasporën se ende po luftohet për çështjen maqedonase për shkak se kjo çështje ende s’ka përfunduar, e për Athinën zyrtare është provokim, shprehet i habitur për shkak se, siç thotë ai, askush nuk është përmendur në deklaratën e tij.
“Qëllimi dhe mesazhi im ishte i qartë. Si kryeministër do të ishte e papërgjegjshme dhe tradhëti ndaj popullit maqedonas të them se çështja maqedonase ka përfunduar në kushte kur ne nuk jemi pjesë e familjes evropiane, kurse rrugën e kemi nisur para shumë vendeve”, tha Mickoski.
Sipas tij, çështjet bilaterale nuk mund të jenë kritere dhe kushte.
Ndryshe, ndaj Mickoskit reagoi edhe MPJ-ja e Greqisë duke i cilësuar si provokuese./Telegrafi/
The post Mickoski: Do të ishte tradhëti nëse do të thoja se çështja maqedonase ka përfunduar appeared first on Telegrafi.