Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot deklaroi se po bëjnë përpjekje që të mos rrisin çmimin e energjisë elektrike.

“Do të luftojmë deri në fund që pas 1 janarit të mos ketë rritje as 3 për qind të energjisë elektrike në tregun rregullator. Maksimumi që mund të ndodhë është të ketë rritje të çmimit prej 3 për qind në bllokun e tretë dhe të katërt, ndërsa në bllokun e parë dhe të dytë ku është numri më i madh i konsumatorëve të mos ketë fare rritje”, tha Mickoski.

Mickoski tha se për ne është më lehtë të rrisim çmimin dhe qytetarët të marrin fatura që do të jenë 20-30 për qind më të larta se ato që kanë pasur deri tani.

“Kjo është më e lehtë dhe tani ne jemi fajtorë që nuk i kemi ngritur faturat. Këtë nuk mund ta kuptoj si porosi nga ana e opozitës, ndërsa nuk i ngritim, sepse po angazhohemi për të stabilizuar situatën në energjetikë. Nëse veprojmë në mënyrë të papërgjegjshme dhe nuk luftojmë dhe i rrisim faturat 20-30 për qind, gjithçka do të bëhet më shtrenjtë. Paramendoni se çfarë do të ndodhë, çfarë tronditje do të jetë kjo në aspektin e inflacionit”, deklaroi Mickoski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne po luftojmë në mënyrë vazhdueshme, sepse siç tha, “atë që kemi trashëguar në SHA EMV është një situatë apokaliptike”.

The post Mickoski: Do të bëjmë gjithçka që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike appeared first on Telegrafi.