Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski tha se nuk do të ketë punësime me listë deri sa ai është kryeministër, duke reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti për premtimin e punësimit të mijëra shqiptarëve në administratën shtetërore.

“Nuk ka një gjë të tillë, nuk do të ketë kurrë. Kam lexuar se, kam ndjekur mediat, një gjë e tillë nuk ekziston dhe nuk do të ekzistojë derisa të jem kryeministër i qeverisë maqedonase. Do të punësohen, dhe është mirë që të punësohen njerëz që do të jenë kompetentë dhe njerëz që do t’i përgjigjen në mënyrë të duhur atyre punëve, nuk duhet të diskutojmë tani për çelësat partiakë, etnikë. Ne do të bëjmë një ligj që të ketë një përfaqësim të drejtë, etnik, sepse ate që e kanë bërë është anuluar nga Gjykata Kushtetuese sepse “badenteri” është kategori kushtetuese, duhet të harmonizojmë legjislacionin në përputhje me kategorinë kushtetuese. Dikush mund të rrijë duke bërë lista, nuk e përjashtoj këtë, por për sa kohë që unë jam kryeministër, një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, tha Mickoski.

Mickoski foli edhe për vizitën e tij në Uashington, duke deklaruar se Maqedonia merr mbështetje ndërkombëtare, mirëpo pati kritika ndaj BE-së.

“Ne marrim mbështetje konkrete nga të gjitha anët, të gjithë i kuptojnë argumentet tona, të gjithë pas perdes heshtin dhe shtrëngojnë duart dhe thonë se kjo është e vërteta, mjaft me standarde të dyfishta, duhet të ecni përpara, por fatkeqësisht janë disa shtete anëtare të BE-së, një shtet anëtar i BE-së që në vend që të punojmë në shekullin 21, 22, po kthehemi në mesjetë dhe shekullin e 12-të”,  tha Mickoski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mickoski shtoi se koalicioni qeveritar mbetet stabil dhe raportet janë të mira.

The post Mickoski: Dikush mund të bëjë lista për punësime, por deri sa jam unë kryeministër kjo nuk do të ndodhë appeared first on Telegrafi.