Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ndodhet në Londër, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC Summit) si pjesë e delegacionit të Maqedonisë së Veriut e cila udhëhiqet nga kryeministri, Hristijan Mickoski.

“Kjo është një mundësi shumë e veçantë për vendin, ku do të diskutohet për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, si dhe përforcimin e bashkëpunimit me vendet tjera pjesëmarrëse në Samit.

Nuk do të mungojnë as takimet dhe diskutimet me përfaqësuesit e lartë të qeverive tjera dhe organizatave ndërkombëtare. Angazhimi i delegacionit qeveritar do të jetë maksimal në prezantimin e interesave të vendit, rrugën drejt integrimit, planet për një qeverisje të mirëfilltë si dhe ecurinë krahë shteteve të zhvilluara.

Nga takimet në Samit do të mësohet nga përvojat e vendeve pjesëmarrëse. Prioritet mbetet ndërtimi i Maqedonisë së Veriut në përputhje me standardet më të larta. Kontributi për një rajon më të fuqishëm dhe më të bashkuar është synimi i Qeverisë. Vendi ynë i takon komunitetit evropian dhe do të bëhet më e mira që në një të ardhme të afërt të integrohemi plotësisht.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Delegacioni qeveritar është në Londër për të dhënë më të mirën si vend për kontinentin të cilit i përkasim”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kabineti i Mexhitit.

The post Mickoski dhe Mexhiti në Samitin e Komunitetit Politik Evropian appeared first on Telegrafi.