Mickoski dhe Kurti të shtunën pritet të jenë prezent në hapjen e “One Stop Shop”, në pikën kufitare “Bllacë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pika kufitare Bllacë është ndër më të ngarkuarat dhe më të përfolurat e fundit.

Kjo për shkak të radhëve të gjata kilometrike dhe pritjeve të gjata të qytetarëve për hyrje dhe dalje nga Maqedonia-Kosovë. Por tani ka shpresë se kjo po merr fund ngadalë, përcjell “Tv21”.

Pas disa vonesave në fillimin e “One Stop Shop” në pikën kufitare “Blacë”, tashmë është bërë e ditur se do të fillojë të shtunën, më 12 prill.

Kryeministrat e RMV-së, Hristijan Mickoski dhe të Kosovës, Albin Kurti, pritet të marrin pjesë në hapje të shtunën, e cila paraqet një hap të rëndësishëm simbolik drejt përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe lehtësimit të rrjedhës ndërkufitare.

Advertisement

Sistemi i ri do të thotë kalim kufitar më i shpejtë dhe më efikas për qytetarët dhe bizneset, me një kontroll të përbashkët në vend të dy të veçantë.

The post Mickoski dhe Kurti të shtunën pritet të jenë prezent në hapjen e “One Stop Shop”, në pikën kufitare “Bllacë” appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy