Mickoski: Deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese, nuk bëjmë gabime si në vitin 2018

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar në një intervistë televizive se përbërja parlamentare e OBRM-PDUKM-së, 100 përqind nuk ​​do të votojë ndryshimet kushtetuese për të pranuar kërkesat bullgare.

Mickoski i pyetur nëse mund të ndodhë sërish një situatë e ngjashme si ajo e vitit 2018, kur tetë deputetë, pjesë të grupit të atëhershëm parlamentar të OBRM-PDUKM-së, votuan “për” hapjen e Kushtetutës dhe ndryshimin e emrit, ai tha se nuk ndodh më një gjë e tillë.

“Nëse gënjej 1 përqind, atëherë normalisht duhet të mbaj përgjegjësi se nuk kam arritur të ndërtoj një pozicion brenda grupit parlamentar. Ja ku po ju shikoj në sy dhe ju them, kam besim 100 përqind se në secilin prej tyre nuk do të ketë as Krsto, as Nola e as të tjerë”, tha Mickoski.

Propozimi francez sipas shumë analistëve pritet që edhe në Maqedoni të kaloj përmes kuvendit, për të cilin sipas tyre do të duhen edhe votat e opozitës për tu bërë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për përfshirje të bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë.

Advertisement

 

The post Mickoski: Deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese, nuk bëjmë gabime si në vitin 2018 appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy