Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, propozimin e ri francez e ka quajtur “nokaut” për diplomacinë e Maqedonisë.
Ai ka theksuar se nëse ky propozim do të ishte i mirë për vendin, nuk do të pranohej menjëherë nga autoritetet e Sofjes.
Mickoski, ka parashtruar pyetjen se prej nga i ka informacionet kryeministri i Shqipërisë Edi Rama se propozimi i ri francez është i mirë, kur negociatat i ka zhvilluar Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani, kurse për këtë nuk është konsultuar partia e tij.
“Nga e di Edi Rama këtë informacion?, është arsyeja e dytë, kurse e para është se përse qeveria bullgare në dorëheqje menjëherë e pranoi propozimin francez? OBRM-PDUKM asnjëherë nuk do të pranojë një marrëveshje të dëmshme”, tha Mickoski.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së i bëri thirrje Qeverisë që propozimin e ri francez ta publikojë në ueb-faqen e Qeverisë.
The post Mickoski deklarohet për propozimin francez, përmend edhe Edi Ramën appeared first on Telegrafi.