“Nuk do t’i komentoja ata deputetë që mbështesin qeverinë e BDI-së, sepse qëndrimet atje janë të paqarta. Sot thonë një gjë, nesër bëjnë një tjetër. Po, ky është qëndrimi i deputetit që përmendët, e kam lexuar edhe në rrjetet sociale”.

Këtë e tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i pyetur nga gazetarët për koment për deputetin e partisë turke në pushtet, Enes Ibrahim, i cili pak ditë më parë deklaroi se nuk do të votonte për ndryshimet kushtetuese.

Ai shtoi se nuk u beson njerëzve, gjegjësisht deputetëve që mbështesin një qeveri të tillë dhe se mbështetet dhe beson vetëm në fjalën e dhënë nga 44 deputetë të koalicionit të udhëhequr nga OBRM-PDUKM, të cilët nuk do të pranojnë diktat bullgar dhe nuk do ta votojnë ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë.

Mickoski shtoi se OBRM-PDUKM si qeveri e ardhshme është e gatshme të ulet dhe të diskutojë për ndryshimin e rrethanave që janë vënë sot në tryezë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski: Besoj fuqishëm në 44 deputetët e OBRM-PDUKM-së se ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin appeared first on Telegrafi.