Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka pritur sot në Qeveri presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas takimit, ai në një konferencë për media theksoi se mbeten të vendosur në rrugën e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

“Takimi ynë ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme për të ardhmen dhe për dinamizimin e mëtejshëm të integrimeve evropiane, të cilat janë një interes, prioritet dhe synim kryesor strategjik për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne mbetemi fort të përkushtuar si Qeveri në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në BE. Vizioni ynë është i qartë, duam të jemi pjesë e familjes evropiane, duke ndarë të njëjtat vlera të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut”, thotë Mickoski.

Mickoski thotë se është i vetëdijshëm për sfidat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Reformat që po zbatojmë në fushën e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe forcimit të institucioneve janë vendimtare për të ardhmen tonë. Këto ndryshime nuk janë vetëm kusht për anëtarësim në BE, por janë të nevojshme për përmirësimin e standardit jetësor të të gjithë qytetarëve”, shtoi Mickoski.

Kryeministri shton se BE-ja së bashku me ne duhet të gjejmë mënyra për të vazhduar rrugën evropiane

“Ne presim që Bashkimi Evropian së bashku me ne të ndihmojë në gjetjen e mënyrave për të vazhduar rrugën tonë të integrimit evropian duke respektuar pikëpamjet legjitime të qytetarëve tanë se në të ardhmen nuk do të përballemi me kërkesa që bien ndesh me idetë dhe vlerat mbi të cilat vetë Bashkimi Evropian pushon”, thotë Mickoski/Telegrafi/

The post Mickoski: BE-ja duhet të ndihmojë në gjetjen e rrugës sonë integruese duke respektuar qëndrimet legjitime të qytetarëve tanë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";