Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski, ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe ministrin e MPB-së, Pançe Toshkovski sot udhëtuan për në SHBA për vizitë pune.

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut aktivitetet e para do t’i zhvillojë gjatë ditës së hënë.

“Sot udhëtojmë për në SHBA. Delegacioni i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski do të merr pjesë në Samitin e NATO-s në Uashington ku do të shënojmë 75 vjetorin e formimit të Aleancës. Falënderojmë partnerët tanë strategjik”, u shpreh Mucunski.

Po ashtu në Uashington pritet të ketë takim mes kryeministri Mickoski dhe kryeministrit grek Mitsotakis. Kjo do të jetë takimi i pare pas reagimit të ashpër të Greqisë për përdorimin e emrit “Maqedonia” pa “e veriut”./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Mickoski bashkë me delegacion të Maqedonisë së Veriut udhëton për në Uashington appeared first on Telegrafi.