Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, ka vazhduar me akuzat në drejtim të pushtetit në lidhje me sigurimin e vaksinës kundër coronavirusit.
Ai thotë se “pushteti është aq i paaftë, saqë as vaksinat e dhuruara nuk mund t’i marrin”.
“Para një muaji kur Bullgaria njoftoi se do të na dhurojë vaksina, e përshëndeta dhe pyeta nëse Qeveria ka plan? Sot e morëm përgjigjen se nuk ka. Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, tregoi se edhe përkundër asaj që vendosën të na ndihmojnë me 8 mijë vaksina, procesi është bllokuar pasi vaksina nuk është regjistruar dhe ka mungesë të planit për regjistrim”.
“Me fjalë të tjera, derisa bota ecë përpara, Qeveria jonë e humb kohën, kurse populli vdes. Aq janë të paaftë saqë edhe vaksinat e dhuruara nuk mund t’i marrin. Çfarë kanë bërë derisa rajoni ka planifikuar dhe kërkuar vaksin?”, shkruan Mickoski në Facebook./Telegrafi/
The post Mickoski: Aq janë të paaftë saqë edhe vaksinat e dhuruara nuk mund t’i marrin appeared first on Telegrafi.