Mickoski: Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet për Maqedoninë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në kuadër të mbledhjes politike të Partisë Popullore Evropiane, sot kishte takim me kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme, David McAllister, por edhe me nënkryetarin e PPE-së dhe eurodeputetin nga Portugalia, Paulo Rangel, si dhe takim joformal me Andreas Sider, eurodeputet i partisë socialiste nga Austria dhe kryesues i komitetit kuvendar të përzier i BE-së me Maqedoninë.

Nga OBRM-PDUKM thonë se Mickoski në takim ka theksuar se nuk ka alternativë tjetër për Maqedoninë përveç anëtarësimit të vendit në BE.

“Shteti nuk duhet të jetë peng i keqpërdorimit që i bën qeveria aktuale ndaj perspektivave evropiane. Maqedonia dhe qytetarët e Maqedonisë meritojnë anëtare të dinjitetshme në BE. Jemi të vetëdijshëm se krimi dhe korrupsioni si dhe mungesa e reformave nga kjo qeveri, krijojnë përshtypje të keqe për vendin te partnerët tanë evropianë, por pikërisht kapaciteti i Maqedonisë dhe potencialin që kemi si popull, janë garanci se mund që me ndryshime të brendshme në kushte të nisjes së bisedimeve t’i arrijmë vlerat dhe standardet evropiane”, tha Mickoski.

Ai ka shtuar se kjo qeverisje e Zaev nuk është pasqyra e vërtetë për Maqedoninë dhe për këtë shkak, siç thotë Mickoski, partnerëve evropianë u sqarojmë se mossukseset tejkalohen shumë shpejt dhe se kombi do t’i përshpejtojë reformat evropiane, por na nevojitet mundësi për nisjen e bisedimeve./Telegrafi/

Advertisement

The post Mickoski: Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet për Maqedoninë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy