Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se ambasadorët evropianë nuk duhet të inatosen me kredinë e marrë nga Hungaria sepse kjo është një çështje e brendshme.

“Ne do të kursejmë si shtet 120 milionë euro me kredinë nga Hungaria, në vend që të marrim kredi nga diku tjetër, me arsyetimin se interesi prej 3.25 për qind është shumë më i ulët se interesi që do të merrej nga huadhënësit e tjerë”, tha kryeministri Hristian Mickoski në “Top Tema”.

Nga ana tjetër, i pyetur nëse ambasadorët evropianë nuk i janë inatosur për miqësinë me Orbanin, ai thotë se është çështje e brendshme e shtetit.

“Pse ambasadorët evropianë të më zemërohen për miqësinë me kryeministrin e një shteti anëtar të BE-së dhe NATO-s”, pyeti Mickoski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski: Ambasadorët evropian nuk duhet të zemërohen për miqësinë me Orbanin appeared first on Telegrafi.