Ajri i pastër është e drejta jonë e përbashkët dhe ndotja është një sfidë që kërkon një përgjigje nga të gjithë ne. Ky është një problem që kërkon përpjekje të përbashkëta nga i gjithë komuniteti. E mirëpres donacionin më të madh në vend nga kompania e vendit EKOTIP në vlerë prej 1 milion euro, ka shkruar kryeministri Hristijan Mickoski nër profilin e tij në Facebook.

“Ky donacion i rëndësishëm i pastruesve të avancuar nga prodhuesi i njohur gjerman Mann+Hummel do të sigurojë ajër të standardeve më të larta mjekësore për kategoritë më të cenueshme:

Në kopshte, shkolla, spitale dhe institucione të tjera publike ku cilësia e ajrit është e një rëndësie vendimtare.

Kjo nismë jo vetëm do të përmirësojë cilësinë e ajrit në institucionet publike, por do të ndihmojë edhe në krijimin e një shoqërie më të shëndetshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu po vazhdojmë dialogun me përfaqësuesit e kompanisë gjermane Mann+Hummel, të cilët aktualisht po analizojnë mundësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm me ekipin qeveritar dhe Ekotip, me fokus në iniciativat afatgjata dhe perspektivat e përbashkëta zhvillimore”, shkruan Mickoski./Telegrafi/

The post Mickoski: Ajri i pastër është e drejta jonë e përbashkët appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";