Kryetari i vendit, Hristijan Mickoski, në pjesëmarrjen e tij në podkastin “Ku janë paratë”, duke folur për tragjedinë në Koçan, theksoi se ajo që ka parë atje ishte tmerr dhe ferr, se e kupton zemërimin e prindërve të viktimave dhe dërgoi mesazh se do të ketë drejtësi.

Të mos ketë dilema në përcaktimin tim personal dhe të qeverisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Aty ku kishim mundësi të veprojmë – kemi vepruar, të gjithë ata që vertikalisht në një mënyrë apo tjetër, pavarësisht nëse janë emëruar nga kjo apo nga qeveritë e mëparshme, do të shkarkohen ose janë shkarkuar, qoftë shefi në Koçan, në Shtip, të gjithë janë shkarkuar. Por, se kush do të ndiqet penalisht dhe kush do të mbajë përgjegjësi, e tregon hetimi që po e udhëheq prokuroria. Fakti i dytë është se ky prokuror dhe këta prokurorë nuk janë zgjedhur nga kjo qeveri. Opozita po përpiqet ta paraqesë këtë proces si një veprim selektiv nga ana e qeverisë, por mund të them se jo vetëm që nuk jemi selektiv, por do të veprojmë sipas çdo urdhri të prokurorisë. Do të rikujtoj për dallimin mes kësaj qeverie dhe atyre të mëparshme – bëni një krahasim mes këtij rasti dhe të gjitha rasteve paraprake. Së treti, do të kujtoj se para një jave u arrestua një drejtor i emëruar nga kjo qeveri i cili kishte kërkuar ryshfet. Ai u arrestua dhe u dërgua përpara gjykatës, deklaroi kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se i kupton prindërit dhe se absolutisht mund të pajtohet me ta, duke e kuptuar plotësisht gjendjen e tyre emocionale në këtë moment.

“Atë mëngjes, unë, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, isha në vendin e ngjarjes dhe pashë atë që pashë. U morën vendime të shpejta me peshë politike, me një përgjegjësi të madhe që në atë moment u vendos personalisht mbi supet e mia. Shumë nga njerëzit me të cilët fola më thanë se ky vendim është në përgjegjësinë tuaj, sepse të transportosh pacientë të intubuar në një gjendje kaq të rëndë, në atë moment nuk kishte shumë që donin të merrnin përgjegjësinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I kuptoj prindërit, e di sa stresuese ishte për mua. Menjëherë atë mëngjes shkuam në Koçan, ajo që pamë ishte ferri dhe tmerri vetë, por edhe më i madh ishte presioni kur e di që ke mbi 200 të lënduar të cilët lehtësisht mund të humbnin jetën dhe fakt është që atë mëngjes u mor një vendim që kishte një dimension të madh jo vetëm politik, por edhe njerëzor”, tha kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski shprehu mirënjohje për të gjithë ata që ndihmuan, veçanërisht për vendet fqinje të cilët që në mëngjes ishin të parët që ofruan ndihmë.

“Të parët që ofruan ndihmë ishin fqinjët, flas që herët në mëngjes, para orës 7 – u paraqitën me transport të organizuar, avion, nga një spital privat u siguruan edhe automjete për transportin e të lënduarve, nga fqinjët e tjerë një helikopter, pastaj edhe dy avionë të tjerë. Atëherë kur duhej të merrej vendimi, ai u mor me një peshë të madhe politike dhe njerëzore. Në atë moment nuk do të përmend emra kush dhe si, por vendimi që u mor ishte: “Ju, zoti Kryeministër”, duhet të vendosni. Do të jepja gjithçka nëse do të mund të ktheja jetët e atyre të rinjve dhe kjo traumë kolektive do të na ndjekë, nuk do të pajtohem se ky proces ka përfunduar. Vijon trajtimi mjekësor për ata që e mbijetuan këtë tragjedi, tani si shtet duhet të kujdesemi për ato familje, por edhe për të lënduarit. Jam i bindur në aftësinë e mjekëve tanë dhe i falënderoj për gjithçka që kanë bërë dhe e di se çfarë kanë bërë dhe me çfarë vetëmohim iu përkushtuan gjithë kësaj në ditët që pasuan, por po të mos kishim reaguar ashtu me transportin e të lënduarve, do të kishim pasur më shumë viktima”, theksoi kryeministri Mickoski.

Në lidhje me përgjegjësinë, kryeministri Mickoski theksoi se tashmë po ndërmerren masa dhe se kjo është tashmë e dukshme në terren dhe shtoi se duhet të ketë përgjegjësi jo vetëm për këtë rast, por edhe për rastet e mëparshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mendimi im personal dhe subjektiv, që të mos keqkuptohet sikur po ushtroj çfarëdo lloj presioni, është se duhet të ketë përgjegjësi jo selektive – jo vetëm për këtë rast, por edhe për rastet e së kaluarës. Sepse kujtimet janë ende të freskëta dhe plagët janë të thella për ato familje që kanë humbur të afërmit e tyre në tragjeditë e mëparshme dhe në spitalin modular në Tetovë edhe në Llaskarcë edhe në Besa Trans. Këtu duhet një hap më i guximshëm nga ana e Prokurorisë, por kjo varet nga ata. Ju nuk do të keni ndryshim të sistemit nëse nuk ka përgjegjësi institucionale, por edhe ligjore. Institucionet kanë konstatuar parregullsi dhe po punojmë që t’i ndryshojmë ato, nuk do të jetë e lehtë dhe nuk mund të ndodhë brenda natës, por duhet të ketë përgjegjësi përpara ligjit në mënyrë që këto gjëra të mos na përsëriten”, deklaroi kryeministri Mickoski.

The post Mickoski: Ajo që pash tek tragjedia në Koçan ishte tmerr, e kuptoj zemërimin e prindërve të viktimave por drejtësi do të ketë appeared first on Telegrafi.