Mickoski: 20% është bërë i papërshtatshëm, shumë shpejtë do ta përmirësojmë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Hristijan Mickoski sot në një dalje për media foli edhe për Ligjin për Përdorimin e Gjuhës. Mickoski tha se në nenin 9 dhe 10 thuhet saktësisht 20%, duke shtuar se kjo është bërë e papërshtatshme, por që do të tejkalohet shumë shpejtë.

“Siç jam i informuar, bëhet fjalë për nenin 9 dhe 10 të ligjit. Dhe ata dy nene, siç janë formuluar janë në kundërshtim me Kushtetutën, por edhe në kundërshtim me Ligjin për Gjuhët. Kështu që mendoj se është një informalitet rutinë që do të korrigjohet, dhe do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe në përputhje me Ligjin për Gjuhët. Do të kthehet në procedurë parlamentare. Pres adotpim të suksesshëm. Të gjithë ata që normalisht hyjnë në fushëveprimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, flasim për të gjithë ata persona që janë sa 20%, nëse e lexojnë këtë ligj dhe nenin 9 dhe nenin 10 thotë saktësisht 20%. Paksa e papërshtatshme është bërë kjo, dhe me një formulim që do të bëhet do tejkalohet shumë shpejt”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Mickoski foli edhe për formularët për aplikim për licenca, që dy ditë më parë presidentja e vendit vendosi Veto për gjuhën shqipe. Mickoski para gazetarëve tha se shqiptarët që do të kërkojnë formularin për aplikim për licencë do ta marrin në gjuhën shqipe.

“Në të gjithë territorin siç e dini gjuha zyrtare është gjuha maqedonase, por të gjithë ata, në këtë rast shqiptarët që duan do të kërkojnë formularin për aplikim në gjuhën shqipe ose licenca, do të jetë e formuluar saktësisht sipas Kushtetutës dhe ligjit për Gjuhët, në mënyrë që ta kenë këtë të drejtë”, deklaroi Hristijan Mickoski./Telegrafi/

Advertisement

The post Mickoski: 20% është bërë i papërshtatshëm, shumë shpejtë do ta përmirësojmë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy