Mickoski: 1.95 për qind interes për kompanitë që do të aplikojnë për kredinë hungareze

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga nesër mjetet nga kredia hungareze do të jenë në dispozicion, kështu tha kryeministri Hristijan Mickoski duke sqaruar dhe disa kushte për kompanitë që duan të aplikojnë për këto mjete.

“1.95% interes për kompanitë që do të aplikojnë për para nga kredia hungareze. Kompanitë do të mund të investojnë në asete prodhimi, burime të rinovueshme të energjisë dhe ambiente biznesi për nevojat e tyre. Maturimi është deri në tre vjet periudhë mospagimi dhe deri në 15 vjet shlyerje. Çdo kompani mund të aplikojë në çdo bankë, kështu që pas miratimit të kredisë, Banka Zhvillimore do t’i transferojë paratë. Kompanitë do të duhet të kenë pjesëmarrje prej 20 për qind me mjetet e tyre, me çka vala investuese e ekonomisë do të ishte 300 milionë euro”, tha kryeministri Hrisitian Mickoski.

Interesi 2% për këto kredi është i pranueshëm për ekonominë. Ky 2% është një ulje drastike nga norma e konsideruar fillimisht 2.7% që ishte në lojë deri të premten.

Interesi 2% i paguar nga kompanitë do të mbahet nga bankat, si sigurim rreziku dhe si provizion, fitimet, dhe do të detyrohen të kthejnë vetëm 250 milionë euro si principal nga kredia. Këtë principal, plus interesin prej 3.25%, shteti do t’i duhet t’ia kthejë Hungarisë në 15 vitet e ardhshme.

Advertisement

 

The post Mickoski: 1.95 për qind interes për kompanitë që do të aplikojnë për kredinë hungareze appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy