Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth sot do të vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Roth do të pritet nga presidenti Stevo Pendarovski, ndërsa do të ketë takime edhe me zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Siç njofton shërbimi për shtyp i Kuvendit, Roth do të ketë takim edhe me kryetarin e Dhomës së Legjislativit, Talat Xhaferi, ndërsa do të takohet edhe me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Antonio Milloshoski.

Përpara se të zgjidhej në Bundestag, Michael Roth mbante postin e Ministrit të Shtetit për Evropën në MPJ të Gjermanisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Michael Roth nga Bundestagu gjerman sot viziton Shkupin, do të takohet me personalitetet politike të vendit appeared first on Telegrafi.