Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, nesër do të vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Siç thuhet në ueb faqen e Kuvendit, Roth nesër do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Talat Xhaferi, ndërsa do të takohet edhe me kryetarin e Komisionit parlamentar për punë të jashtme, Antonio Milloshoski.
Për momentin konfirmohet edhe një takim i deputetit gjerman me zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.
Përpara se të zgjidhej në Bundestag, Roth mbante postin e Ministrit të Shtetit për Evropën në MPJ të Gjermanisë.
Advertisement
The post Michael Roth nga Bundestagu gjerman nesër viziton Shkupin appeared first on Telegrafi.