Koordinatori i grupit kuvendar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski është i befasuar se Ministria e Arsimit do t’i takojë BDI-së.

“Më befason deklarata e sotme se arsimi do t’i takojë BDI-së, për shkak se prisja nga partia e cila promovon agjendë të gjelbër nuk do t’i shmanget Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa tani dëgjojmë se ajo ministri do t’i takojë LSDM-së”, tha Micevski.

Sipas tij, e gjithë kjo vjen për shkak se kjo qeveri nuk bazohet mbi parime dhe perspektiva evropiane, por vetëm në ndarje të funksioneve dhe tenderëve.

Ndryshe, ministri aktual i Shoqërisë Informatike dhe Administartës, Jeton Shaqiri tha se do të jetë ministër i ardhshëm në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Micevski: Prisja n ga BDI si parti e gjelbër ta drejtojë Ministrinë e Bujqësisë appeared first on Telegrafi.