Natyrisht që pas liderit ka një kakofoni dhe dikush po e bën me qëllim. Edhe unë kam qenë pjesë e konferencave për shtyp të dy liderëve dhe të dy kanë konstatuar se nuk ka marrëveshje dhe që më pas LSDM dhe BDI të dalin me deklarata jokorrekte dhe selektive lidhur me gjithë këtë çështje, thotë Nikolla Micevski, koordinator i Grupi Parlamentar i OBRM-PDUKM-së në një deklaratë për “Kanal5″.
Ai tha se “LSDM dhe BDI po e raportojnë rrejshëm deklaratën e liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, duke pyetur nëse Mickoski i ka pranuar amendamentet kushtetuese, atëherë pse nuk e vendosin pikën e rendit të ditës që opinioni të shohë se si do të kalojnë”.
Unë do të pyesja si koordinator i grupit më të madh parlamentar në Kuvend, nëse ka marrëveshje për amendamentet kushtetuese, pse të mos i paraqesin nesër, që të shohin se si do të shkojnë ato ndryshime kushtetuese”, tha Micevski.
Ai konfirmoi edhe një herë qëndrimin e OBRM-PDUKM-së dhe grupit parlamentar se askush nuk do të pranojë ndryshime kushtetuese nën diktimin bullgar./Telegrafi/
The post Micevski: OBRM-PDUKM dhe koalicioni nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese appeared first on Telegrafi.