Mexhiti: VLEN dhe OBRM-PDUKM, në zgjedhjet lokale mbështesim njëri tjetrin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në zgjedhjet lokale, VLEN dhe OBRM-PDUKM do të garojnë në përkrahje të njëri tjetrit.

Kështu ka deklaruar Zëvendës kryeministri, Izet Mexhiti, gjatë një interviste për Kanal 5.

Ai tha se planifikohet mbështetje e ndërsjelltë për kandidatët për Kryetar të Komunave, në rrethin e parë apo të dytë zgjedhor, varësisht marrëveshjes që do të arrihet.

“Për këshilltarë do të shkojmë veç e veç, për shkak të sistemit proporcional, derisa për Kryetar të Komunave është sistem shumice dhe atje ku do të kemi ne kandidatë do të mbështeten nga OBRM-PDUKM ose anasjelltas. Tani, nëse do të jetë në rrethin e parë apo të dytë zgjedhor, do ta vlerësojmë. Qëllimi është që koalicioni qeveritar të jetë fituesi absolut i zgjedhjeve të ardhshme lokale”, tha Mexhiti.

Advertisement

Ai tha se pret që VLEN të ketë rezultate më të mira zgjedhore se Fronti Evropian, teksa shtoi se plani i paralajmëruar që koalicioni VLEN të bëhet një parti politike do të realizohet pas zgjedhjeve lokale.

The post Mexhiti: VLEN dhe OBRM-PDUKM, në zgjedhjet lokale mbështesim njëri tjetrin appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy