Mexhiti: Të gjithë ata që ndihmuan arratisjen e Gruevskit dhe tani kthimin e tij, do të mbajnë përgjegjësi para institucioneve kompetente

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në lidhje ndryshimet e fundit të Kodit Penal u shpreh se kjo paraqet sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës dhe goditje e rëndë për vlerat bazë të sistemit kushtetues të RMV-së, siç është ndarja e pushteteve, ku kufiri mes politikës dhe pushtetit gjyqësor është “thyer”.

Mexhiti tha se ky është thjesht një mesazh shumë i keq për drejtësinë në vendin tonë, sepse një qytetar që në mënyrë të paligjshme kapet duke prerë disa drunj bën 3 vite burg dhe kalon më keq se një politikan që ka kryer keqpërdorime milionëshe e madje miliardëshe të buxhetit të shtetit.

“Deputetët e Lëvizjes Demokratike, unë, Merita Koxhaxhiku dhe Kastriot Rexhepi nuk kemi qenë fare pjesë e procedurës për ndryshimet në Kodin Penal”, sqaroi Mexhiti.

Sipas tij arsyetimi i disa strukturave se nuk kanë firmosur ndryshimet e ligjit, por janë firmosur nga zv.ministri, nuk qëndrojnë, ky është manipulim i opinionit dhe nuk do t’i shpëtojnë dot përgjegjësisë.

Advertisement

“Ata kanë qenë pjesë e këtij procesi i cili është i dëmshëm dhe përmes sektorit juridik në Lëvizjen tonë kemi elaboruar se çfarë implikimesh kanë ndryshimet për rastet në të cilat Nikolla Gruevski paraqitet si i pandehur dhe rrjedhimisht me këto ndryshime atij i mbeten vetëm dy lëndë, të cilat dalëngadalë i japin mundësinë për t’u kthyer në RMV si hero politik, por të gjithë ata që ndihmuan në arratisjen dhe tani kthimin e tij, do të del në opinion e vërteta dhe do të mbajnë përgjegjësi para institucioneve dhe autoriteteve kompetente”, tha Mexhiti.

Ai shtoi se i ashtuquajturi front evropian i ngjan shumë më tepër frontit sicilian, i cili është thellësisht i përfshirë në biznesin e kazinove dhe kredive të shpejta që përfaqësojnë legalizimin e fajdeve.

 

The post Mexhiti: Të gjithë ata që ndihmuan arratisjen e Gruevskit dhe tani kthimin e tij, do të mbajnë përgjegjësi para institucioneve kompetente appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy