Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti vlerëson se lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka marrë një vendim autonom për të mbështetur opozitën shqiptare dhe se çelësi për këtë ka qenë mbështetja që ka marrë nga anëtarësia.

“Është e qartë se do të jetë dinamike në bllokun shqiptar dhe nuk do të ketë më dilema, ata që i njohin mundësitë, kush është fituesi në bllokun shqiptar, gjegjësisht në bllokun europian për ndryshime. Tani e tutje dilema është se sa do të jetë dallimi”, tha Mexhiti për “Sitel”.

Sipas tij, Lidhja Evropian për Ndryshim do të fitojë bindshëm, sidomos në zonën e gjashtë.

Ai po ashtu konfirmoi se Taravari ishte një nga kandidatët për president.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kemi një vendim për një kandidat shqiptar për president dhe këtë herë me shanse të mëdha për të hyrë në raundin e dytë të zgjedhjeve”, tha Mexhiti./Telegrafi/

The post Mexhiti: Taravari ka marrë një vendim autonom për të mbështetur opozitën appeared first on Telegrafi.