Mexhiti: Shkarkimi Jovevit ska prapavijë politike, e ftoj të bëhet këshilltar në kabinetin tim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka theksuar sot se drejtori i shkarkuar i Kardiologjisë, profesor Sashko Jovev, është shok i tij dhe para disa ditësh kanë pirë kafe së bashku, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, shkarkimi nuk ka prapavijë politike apo tjetër.

“Profesori do të vazhdojë të punojë si punonjës shëndetësor dhe do të jetë më i lirë nga detyrat administrative, do të ketë më shumë kohë për pacientët. Shkarkimi është në drejtim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore”, tha Ministri.

Sipas informacioneve, shkak i shkarkimit është bërë një mosmarrëveshje për detyrën gjatë vitit 2022.

Advertisement

Mexhiti e ftoi Jovevin që të bëhet këshilltar i tij në Kabinet, si koordinator kombëtar për kardiokirurgji./Telegrafi/

The post Mexhiti: Shkarkimi Jovevit ska prapavijë politike, e ftoj të bëhet këshilltar në kabinetin tim appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy