Zv. kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti priti sot në një takim pune ambasadoren e Japonisë në Shkup, E.S. Kawahara Setsuko, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Mexhiti dhe Setsuko, thuhet në njoftim, theksuan rëndësinë e partneritetit të ngushtë dhe afatgjatë midis dy shteteve në tërësi, deh veçanërisht në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

“Mexhiti tha se ky takim është një dëshmi e angazhimit të Qeverisë së re për të intensifikuar bashkëpunimin me Japoninë, dhe realizimin e përbashkët të iniciativave të qëndrueshme të mjedisit dhe zhvillimit të gjelbër në Maqedoninë e Veriut.

Ambasadorja japoneze shprehu gatishmërinë e Japonisë për të vazhduar mbështetjen ndaj projekteve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e natyrës, përmirësimin e cilësisë së ajrit, menaxhimin e ujërave dhe ruajtjen e biodiversitetit në Maqedoninë e Veriut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mexhiti falënderoi Japoninë për mbështetje e deritanishme dhe për ekspertizën që ajo ka ofruar në implementimin e projekteve mjedisore në vend por edhe rajon, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në trajtimin e çështjeve globale si ndryshimet klimatike dhe ruajtja e biodiversitetit, duke vlerësuar mundësitë që ofron ky partneritet.

Ambasadorja Setsuko dhe ministri Mexhiti shprehën angazhimin e të dyja palëve për të vazhduar me partneritetin në vazhdim, duke siguruar që bashkëpunimi i ngushtë të çojë në përmirësimin e kushteve të mjedisit për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e MMJPH-së./Telegrafi/

The post Mexhiti-Setsuko: Në fokus janë përmirësimi i kushteve mjedisore për të gjithë qytetarët e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";