Zv. kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot mori pjesë dhe kishte paraqitje në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes UNICEF-it Shkup dhe Grupacionit Nelt, nismë kjo që ka për qëllim mësimin e aftësive të gjelbra nxënësve të shkollave profesionale në vend.

Mexhiti tha se ministria që ai drejton, mbështet dhe angazhohet plotësisht për edukimin mjedisor dhe veprimin klimatik, përmes të cilit nxënësit do ti forcojnë kapacitetet e tyre për të mësuar, vepruar dhe udhëhequr në të ardhmen, në mënyrë që të sigurojnë një shoqëri më rezistente ndaj ndryshimeve klimatike.

‘Sot, kur bota po ndryshon me shpejtësi, fuqizimi i nxënësve me njohuri dhe përvojë për të trajtuar siç duhet shkaqet dhe për t’u marrë me pasojat e ndryshimeve klimatike është thelbësore, ndërsa përvetësimi i aftësive dhe përvojave praktike dhe integrimi i tyre në programet mësimore u ofron nxënësve mjetet e patjetërsueshme që janë të nevojshme për t’u marrë me sfidat e ndërlikuara të ndryshimeve klimatike’, tha Mexhiti.

Ai shtoi se forcimi i njohurive të nxënësve do të thotë gjithashtu inkurajimi i tyre për tu bërë kontribues aktivë në zgjidhje, sepse kur nxënësit e shohin veten si pjesë e zgjidhjes, ata janë më të motivuar për të marrë vendime të informuara dhe për të bërë përpjekje që përfitojnë jo vetëm komunitetet e tyre, por edhe mjedisi global.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mexhiti: Rruajtja e mjedisit jetësor bëhet pjesë e programeve të shkollave të mesme appeared first on Telegrafi.