
Zv. kryeministri, Izet Mexhiti njofton se qeveria ka miratuar vendimin për fillimin e fazës së dytë të ndërtimit të qarkores së Tetovës.
“Qeveria miratoi vendimin për dhënien e pëlqimit ndaj programit vjetor për ndryshimin dhe plotësimin e planit të ndërtimit, rikonstruksionit dhe përmirësimit të rrugëve shtetërore për vitin 2025.
Në kuadër të këtij programi, janë paraparë dy projekte të reja:
Ndërtimi i fazës së dytë të qarkores së Tetovës, nga nyja Trebosh deri në Neproshten.
Zgjerimi dhe përmirësimi i sigurisë në trafik në aksin rrugor Kondovë-Radushë-Jegunoc dhe ndërtimi i qarkores së Svillares”, shkruan Mexhiti./Telegrafi/
The post Mexhiti: Qeveria ka marrë vendim për fillimin e fazës së dytë të ndërtimit të qarkores së Tetovës appeared first on Telegrafi.