Zv.kryeministri dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot ka vizituar Komunën e Gostivarit. Në një paraqitje para mediave ai u pyet edhe për zv.kryeministrin tjetër Ivan Stoilkoviqin, i cili Kosovën në një postim për media e quajti “Kosova i Metohija”.

Mexhiti tha se Qeveria e re ka dëshmuar se ka bashkëpunim të shkëlqyer me Kosovën dhe se nuk mund të tërhiqet paralele mes një individi dhe komplet Qeverisë.

“Nuk e mohojmë që Stoilkoviqi është përfaqësues i serbëve, nuk pretendojmë ta bëjmë shqiptarë. Por dallimi mes neve dhe atyre të kaluarve është se ata me vetiniciativë u bënë pjesë e Open Ballkanit që nuk e njihte Kosovën. Takimi i parë i kryeministrit me Mickoskin ka qenë me Kurtin, mbledhja e parë e qeverisë së re ka qenë me Qeverinë e Kosovës në Prishtinë. Pra nuk mund të vihen paralele mes një individi dhe komplet qeverisë së re”, tha mes tjerash Mexhiti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I pyetur nëse do të dorëzojnë interpelancë ndaj Stoilkoviqit, Mexhiti tha se puna e interpelancave është devalvuar.

“Puna e interpelancave me këto të fundit i devalvuan, pasi ishin më të dështuarat në historinë e Maqedonisë. Interpelancat e fundit treguan se ne kemi mbështetje edhe brenda Frontit Europian”, tha mes tjerash Mexhiti./Telegrafi/

 

The post Mexhiti për Stoilkoviqin: Nuk e mohojmë që është serb, nuk pretendojmë ta bëjmë shqiptar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";