Mexhiti për rastin ne Onkologji: Jemi duke menduar nëse do të kthejmë sistemin KATO

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Derisa opinioni publik është në pritje të rezultateve konkrete nga hetimi i Prokurorisë për skandalin në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, sot tha se ende nuk është vendosur nëse sistemi KATO do të kthehet në funksion.

Mexhiti, ka bërë të ditur se në të kaluarën ka pasur indikacione dhe keqpërdorime në Klinikën e Onkologjisë, mirëpo sipas tij, pasi është bërë ministër ka kërkuar nga Inspektorati që të bëjë inspektim.

“Rreth dy muaj më parë, ndoshta më shumë, me iniciativën time u kërkova përfaqësuesve të sistemit KATO, para se të shpërthente skandali, të më shpjegonin pse, siç e di nga informacione të pakonfirmuara, vetëm gojarisht mi kanë treguar. Sepse isha në funksion për një kohë të shkurtër dhe duhej të analizohen të gjitha nodhditë dhe të shihej pse sistemi nuk funksionon. Na thanë se është një sistem i mirë, se monitoron në mililitra se si konsumohet medikamenti i caktuar sipas dozës, por nuk do të thotë se e njeh ilaçin, mund të futet edhe ujë dhe sistemi nuk e njeh”, deklaroi Fatmir Mexhiti.

 

Advertisement

The post Mexhiti për rastin ne Onkologji: Jemi duke menduar nëse do të kthejmë sistemin KATO appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy